Paditen gjashtë persona në Shkup, dyshohen për vjedhje dhe plaçkitje të qytetarëve

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale ndaj gjashtë personave nga Shkupi, të cilët dyshohen për vjedhje të rënda dhe plaçkitje të qytetarëve në Aerodrom dhe Qendër. Sipas policisë, të paditurit vjedhjet i kanë kryer nga 15 qershori deri më 8 korrik të këtij viti, duke dëmtuar tetë persona nga Shkupi.

Marketing

Paditë penale në Prokurorinë Themelore janë dorëzuar kundër personave: N.S (27), O.S (22), M.N (29), S.B (31), A.Z (40), E.A (33) të gjithë nga Shkupi.
Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e të paditurve, me çka ka zbuluar lëndë me të cilat kanë kryer veprat penale dhe N.S dhe O.S janë arrestuar dhe pas bisedës informative ata kanë sqaruar mënyrat se si kanë kryer veprat penale.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit do të pasojnë procedurat adekuate për të paditurit