Paditet ish-drejtori, blinte karburant me para të shkollës

Kallëzim penal është parashtruar kundër ish-drejtorit të një shkolle së mesme komunale në Gostivar, i cili në periudhën nga nëntori i vitit 2017 deri në mars të këtij viti e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Marketing

Sipas buletinit të sotëm të policisë, 38-vjeçari I.D. si drejtor ka marrë një telefon celular, i cili ka qenë pronë e shkollës, ndërsa në disa raste, nga llogaria e shkollës, ka shfrytëzuar gjithsej 12.000 denarë për karburant, pa deponuar dokumentacion përkatës.

Gjithashtu më 17 shkurt të këtij viti në kundërshtim të Rregullores për mënyrën e realizimit të ekskursioneve shkollore të nxënësve nga shkollat e mesme, ka mundësuar që të organizohet ekskursion njëditor në Kosovë.

Marketing