Paga mesatare në muajin maj 25.270 denarë

Neto-paga e paguar mesatare mujore në maj të këtij viti ka qenë 25.270 denarë dhe është për 3,1 për qind më e madhe nga maji i vitit 2018, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Marketing

Rritja e tillë i detyrohet para se gjithash, rritjes së neto-pagës së paguar mesatare mujore për punëtor në sektoret: Transport dhe deponim (10.0%), Ndërtimtari (7.4%) dhe Veprimtari për mbrojtje shëndetësore dhe sociale (7.2%).

Rritje e neto-pagës mujore mesatare për punëtor, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektoret: veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit (16.5%), Ndërtimtari (3.9%) dhe Drejtori publike dhe mbrojtje; sigurim i obliguar social (3.6%).
Bruto-paga e paguar mujore mesatare, në muajin maj ka qenë 37.520 denarë.

Marketing