Paga mesatare neto e paguar për një të punësuar në Maqedoni në korrik të vitit 2018 është 24.203 denarë dhe shënon rritje në krahasim me korrikun e vitit të kaluar prej 6.1 për qind , publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Kjo rritje para së gjithash vjen falë rritjes së rrogës mesatare në sektorin e minierës dhe nxjerrjes së gurit për 20,4 për qind, në sektorin për informacione dhe komunikime për 16,7 për qind dhe në sektorin e industrisë përpunuese për 14,7 për qind.
Ulje të e rrogës mesatare në krahasim me muajin e kaluar të këtij viti, është vërejtur në sektorin e financave dhe në sektorin e sigurimeve për 14 për qind, në objektet akomoduese dhe shërbimet për ushqim për 11.3 për qind dhe furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 3 për qind.
Rroga mesatare bruto në Maqedoni për një të punësuar për muajin qershor të vitit 2018 është 35.530 denarë.