“Paga minimale duhet të rritet në 18 mijë denarë”

Kreu u Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski në një intervistë për MIA thotë se nevoja për rritje të pagës minimale në 18.000 denarë është reale dhe ekzistenciale për punëtorët. Dimovski thotë se për këtë ka argumente dhe se nuk sheh arsye që kjo kërkesë mos të pranohet

Marketing

Dimovski thekson se një kërkesë e tillë është e pashmangshme duke qenë se shporta e konsumatorit është 35.040 denarë dhe se dy punëtorëve që marrin pagë minimale u mungojnë 4.640 denarë që të mund të mbulojnë nevojat minimale mujore të familjes.

“Punëtori pret që në përputhje me goditjet e çmimeve, kriza energjitike…Nuk kemi shpresë tjetër veçse të rrisim pagat dhe të mbijetojmë në muajin aktual”, theksoi Dimovski.

Deklarata e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi se paga minimale do të rritet së paku në 18.000 denarë, por në tremujorin e dytë të këtij viti për LSM-në është e papranueshme dhe nuk ka kuptim sepse është bërë harmonizimi ligjor i pagës minimale në mars të çdo viti.

“Ligji është i qartë. Çdo mars, paga minimale përshtatet në tre kritere – një rritje në pagën mesatare, një rritje të kostove dhe një rritje të BPV-së. Kjo që thotë ministri i ekonomisë është e papranueshme për ne dhe nuk ka kuptim sepse në mars edhe nëse nuk duam duhet të rregullohet paga minimale dhe për shkak të pandemisë dhe krizës energjetike besojmë se 18.000 denarë është zgjidhje e pranueshme për punëtorët që marrin pagë minimale, e që janë mbi 110.000″, tha Dimovski.

Marketing