Paga minimale në Gjenevë do të jetë më e larta në botë

Gjeneva do të prezantojë një pagë minimale prej pothuajse 3,500 paund në muaj, që raportohet të jetë më e larta në botë. Ky vendim erdhi pas një raporti për rritjen e varfërisë, e lidhur me koronavirusin në qytetin zviceran. 500 mijë qytetarë votuan për rritjen e pagës minimale, duke kaluar atë të propozuar nga sindikatat lokale dhe partitë e majta. Gjeneva është një nga qytetet më të shtrenjta të botës për të jetuar.

Marketing

Ekonomia e tij varet nga vizitorët turistikë dhe puna dhe të biznesit. Michel Charrat, presidenti i Groupement transfrontalier européen, një organizatë e pavarur që mbështet ata që jetojnë dhe punojnë përtej kufirit Francë-Zvicër, e përshkroi rezultatin e votimit si një shenjë solidariteti me të varfërit e qytetit.

Para votimit të së dielës, Alexander Eniline i partisë Zvicerane të Punës tha: “Futja e një page minimale është një kërkesë themelore e drejtësisë, dhe një masë thelbësore kundër pasigurisë.”Ai shtoi se pretendimet e opozitës se paga minimale do të shkatërronte vendet e punës dhe do të rriste papunësinë janë të pabazuara.Rritja e pagës minimale u miratua nga më shumë se 58% e votuesve të Gjenevës dhe masa hyn në fuqi në 17 tetor. Në një votim kombëtar, gjithashtu të dielën, zviceranët kundërshtuan një propozim të djathtë për të kufizuar imigracionin nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.