Pagat në arsim, Nedellkov për REL: SASHK-u nuk ka miratuar vendime për masa radikale, protesta apo grevë!

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK, Jakim Nedelkov, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se nuk kanë miratuar vendimin për masa më radikale, protesta apo greva, por do të jenë konstruktiv si partner social. Presin që deri kah mesi I shtatorit të rrumbullaksohen negociatat lidhur me rritjen e pagave në arsim.

Marketing

JAKIM NEDELLKOV – KRYETAR I SASHK-ut

“Ajo që të gjithë në sektorin publik morën pagën e marsit 2024, me harmonizimin e pagave konform ligjit për pagën minimale, SASHK-u dhe punonjësit e arsimit do ta marrin në shtator, që do të thotë konform afatit ligjor prej 6 muajve dhe duhet t`i harmonizojmë pritjet e të gjithë të punësuarve në arsim që të rriten pagat ose të harmonizohen. Paga bazë pa shtesa në arsimin fillor është rreth 33.500 denarë, kurse në arsimin e mesëm 34.600 denarë. SASHK-u nuk ka miratuar vendim se do të zbatojë masa më radikale. Mendohet për protesta apo grevë dhe kësisojo prindërit nuk duhet të shqetësohen për nisjen e vitit të ri shkollor. Sic paralajmëruam do të jem kontruktiv si partner social me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë dhe presim që kah mesi I shtatorit t`i rrumbullaksojmë negociatat.”