Pagoi një gjysmë milioni për t’u bërë trajner, ish-lojtari i Evertonit dënohet me burgim të përjetshëm

Ish-futbollisti i Evertonit, Li Tie është dënuar me burgim të përjetshëm në Kinë, pasi pranoi akuzat në drejtim të tij.

Marketing

Raportohet se Li Tie pagoi afro 400 mijë euro ryshfet për t’u emëruar trajner në Kombëtaren e Kinës, shkruan Indeksonline

46-vjeçari gjatë kohës sa ishte trajner i Kinës në vitet 2019 dhe 2021, pranoi se kishte bërë trukime ndeshjes.

“Më vjen shumë keq. Duhet të kisha ndjekur rrugën e duhur. Kishte disa gjëra që në atë kohë ishin praktika të zakonshme në futboll. Për të pasur performancë të mirë, kam përdorur ndikim tek gjyqtarët, korruptimin e lojtarëve dhe trajnerëve kundërshtarë. Kjo shprehje bëhet zakon dhe krijohet varësi”, u shpreh ish-lojtari i Premier League

Tie Li u pensionua nga futbolli në vitin 2012, sa ishte pjesë e Liaoning FC.

Në Premier League me Evertonin ai zhvilloi 34 ndeshje gjatë vitit 2002-2006.