Paguhen 5.5 milion euro për subvencione për mirëmbajtjen e plantacioneve të frutave, përfshirë edhe kulturat e mollës

Agjencia për Mbështetjen Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka paguar 5.5 milion euro për subvencione për mirëmbajtjen e pemëve të 9.146 bujqve. Kjo shumë përfshin subvencione për mollë, kumbulla, dardha, kajsi,vishnje, qershi, luleshtrydhe, malina, manaferra, boronica të kuqe, ftua, ullinj, mollë japoneze, aronia, manaferrat goji, bajame dhe lajthi. Me pagesën e sotme të subvencioneve për mirëmbajtje të plantacioneve me mollë, MBPEU me Agjencinë e Pagesave plotëson të gjitha kërkesat e prodhuesve të mollë-ve, përpara se të kaloj afati i fundit që e kërkuan.

Marketing

Edhepse në takimin me prodhuesit e mollëve,është deklaruar se pagesa e subvencioneve do të jetë fundi i këtij muaji, por për shkak të situatës së veçantë që ata janë në këtë kategori të prodhuesve, veçanërisht për shkak se periudha kur duhet të kryejnë masat teknike në pemishte dhe përgatitja para korrjes së re, së bashku me të gjithë punonjësit kanë vënë përpjekje maksimale në kohën më të shpejtë të mundshme për procesin e të gjitha aplikimeve dhe subvencionet që duhet të paguhet para datës së premtuar.

Më parë kemi pranuar kërkesën e prodhuesve të mollëve për vazhdimin e subvencioneve prej 3 denarë për masën plotësuese deri në 30 – qershor të këtij viti. Me këtë vendim, pritet të blehen deri në 30,000 ton mollë, të cilat janë 90 milionë denarë të reja për prodhuesit e mollëve. Programi i ri i pagesave direkte në vitin 2019, në bazë të rekomandimeve të subvencionit nga Bashkimi Evropian për 3 denarë shtesë për kilogram mollë industriale të dorëzuar është shndërruar në një subvencion nga zona. Edhe këtë vit në Programin e ri subvencionet për mirëmbajtjen e plantacioneve janë rritur, nga 39,000 denarë për hektar në 50.000 denarë,me atë që prodhuesit kanë një shtesë prej 15% për zonat me mundësi të kufizuara mbi 700 metra të larta dhe subvencionet për kategori të zhvillimit arrijnë 57,500 denarë për hektar.

Me këtë vazhdimisht jemi duke punuar për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe krijimin e produkteve me vlerë të shtuar. Që nga sot pagesa e subvencioneve për kulturat frutore, që nga fillimi i vitit deri tani janë paguar 40.5 milionë euro në subvencione për prodhimin e kulturave, për kopshtari, për vreshtari dhe bagëti.