Pahor: Besoj se do të merrni vendim me të cilin Maqedonisë do t’i hapen dyert drejt së ardhmes

Besoj se do të dëshironi të merrni një vendim me të cilin Maqedonisë do t’i hapet dera drejt të ardhmes. Ne bëjmë tifo për ju, shpresojmë për më të mirën. Paç fat Maqedoni, thotë Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në video mesazhin dërguar qytetarëve të Maqedonisë në prag të referendumit më 30 shtator.

Marketing

“Të dielën do të vendosni për fatin tuaj. Për fatin e fëmijëve dhe nipërve tuaj. Do të vendosni sipas ndërgjegjes, ashtu siç mendoni se është më mirë për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Si miku Juaj dua t’ju them, ky është vlerësimi im, se për Maqedoninë, për Bashkimin Evropian, për Evropën, për të gjithë ne, ndërsa më tepër për ju, gjëja më e mirë është që të përkrahni marrëveshjen dhe me këtë të hapni dyert për në BE dhe në NATO”, thotë Pahor në video mesazh.

Ai qytetarëve të Maqedonisë i rekomandon se “në këtë botë asgjë nuk është ideale, duke përfshirë edhe këtë marrëveshje, prandaj kam mirëkuptim se ka debate duke matur se cili ka të drejtë dhe cili nuk ka”.

“Në Slloveni gjithashtu kaluam përmes një vendimi të vështirë dhe u gjetëm në një udhëkryq të rëndësishëm historik , që t’i japim përparësi vendimeve të guximshme, vendimeve të pjekura, vendimeve me të cilat u hapim derën të ardhmes dhe nuk na vjen keq për këtë”, citon shefi i shtetit slloven në video mesazhin drejtuar qytetarëve të Maqedonisë në prag të referendumit.

Marketing