Të gjitha shkollat e mesme në Shkup sot do të pranojnë aparat për pastrimin e ajrit. Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se çdo klasë në 23 shkolla do të pajiset me pastrues të ajrit.
“Sot të gjitha shkollat e mesme në Shkup do të kenë pastrues të ajrit. në 23 shkolla në secilën klasë do të vendosim 572 pastrues të ajrit. Kjo do të thotë se prej sot e tutje, nxënësit do të kalojnë të paktën një të tretën e ditës në hapësira me ajër të pastër, veçanërisht në ditët kur kemi ajër të ndotur në qytet. Vlera e pajisjeve që pastrojnë ajrin është rreth 11 milion denarë”, deklaroi Shilegov.
Bashkia e Shkupit është njësia e vetme e vetëqeverisje vendore që siguroi pastrues të ajrit për çdo shkollë.
“Detyra jonë është që të kujdesemi për shëndetin dhe cilësinë e jetesës së bashkëqytetarëve tonë, fëmijëve janë e ardhmja jonë dhe shëndeti i tyre është prioritet për ne.
Ne kemi për detyrë që të krijojmë kushte për jetesë të shëndetshme, të ulim rreziqet që kanosin shëndetin e qytetarëve, të mundësojnë mjedis jetësor më të shëndoshë për të gjithë duke përfshirë të rinjtë”, tha mes tjerash Shilegov.