Pak orë pas zgjedhjes së presidentes, qëllohet për vdekje politikania në Meksikë

Një kryebashkiake në Meksikë u vra në një atentat mafioz nga persona të armatosur vetëm pak orë pasi vendi festoi zgjedhjen e Claudia Sheinbaum si presidentja e parë grua e vendit.Yolanda Sánchez u qëllua për vdekje në qytetin e Cotija, të cilin ajo e qeveriste që nga shtatori i vitit 2021.

Marketing

Ajo ishte gruaja e parë që u zgjodh në këtë post.

Dhuna e përhapur kundër politikanëve ka lënë në hije zgjedhjet e përgjithshme në Meksikë, ku për herë të parë dy gra konkurruan për presidencën.

Yolanda Sánchez u zu në pritë nga persona të armatosur në qendër të Cotija, Michoacán, ditën e hënë.

Mediat lokale thonë se ajo u qëllua 19 herë dhe vdiq në spital menjëherë pas sulmit. Në përleshjen me armë mbeti i vrarë edhe truproja i saj.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani në lidhje me sulmin, por mendohet gjerësisht se personat e armatosur i përkisnin një grupi të krimit të organizuar.

Sánchez kishte raportuar se kishte marrë kërcënime me vdekje pas marrjes së detyrës në shtator 2021.

Ajo u mbajt për tre ditë nga njerëz të armatosur që e kishin kapur peng gjatë një vizite që ajo pati në shtetin fqinj të Jalisco në vitin 2023. Kryebashkiakja tha se rrëmbyesit i kishin shkaktuar “terror psikologjik” përpara se ta lironin.

Ndërsa ajo tha se nuk e dinte se cilit grup kriminal i përkisnin, gazetat lokale thanë mundësia më e amdhe ishte që të ishin nga karteli Jalisco Nueva Generación.

Marketing