Pakoja e 5 ekonomike: Subvencionim i pagave mesatare për 60 mijë punëtorë

Shtylla e parë e pakos së 5 ekonomike, parasheh subvencionim të pagave dhe kap vlerën prej 1 miliardë e 927 milionë denarë, për muajt shkurt-mars të këtij viti dhe përfshinë 60 mijë punëtorë.

Marketing

Parasheh subvencionim të pagave mesatare, në vlerë prej 14.500 deri në 21.776 denarë.

Kompanitë duhet të tregojnë se sa u janë zvogëluar të ardhurat për muajin nëntor-dhjetor të vitit 2020 dhe janar të vitit 2021, duke e krahasuar këtë me nëntor-dhjetor të vitit 2019 dhe janar të vitit 2020, transmeton TV21.

“Kompanitë kanë mundësi të shfrytëzojnë ose këtë masë, ose masën e dytë. Kredi me zero për qind normë interesi për kompanitë e veprimtarive si turizëm, artizanat, hoteleri, transport, industri dhe ambulancat private dhe të ngjashme”, u sqarua në konferencë për media.

Shtylla e dytë kap vlerën prej 650 milion denarë dhe aplikimi për kredi do të bëhet nëpërmjet Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Aplikimi për kredi do të mund të bëhet gjatë vitit 2021.

Marketing