Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve për pakon e katërt ekonomike, për të përballuar krizën që sjellë pandemia.

Marketing

“Pakoja e 4 ekonomike GATI! 350 milion EURO….” ka shkruar Bekteshi. Qeveria ka paralajmëruar se gjatë orëve në vijim do të publikojë pakon e katër ekonomike, e cila do të jetë në ndihmë të kategorive sociale, kompanive dhe shërbimeve të tjera të prekura nga pandemia.