Pakoja e pestë anti-krizë, Bytyqi: Do të hapim vende të reja pune

Pakoja e pestë anti-krizë synon gjenerimin e vendeve të reja të punës, pas humbjes së 17 mijë vende të punës nga krizës Kovid, njofton zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi ne Argument ne TVM2. Të dhënat flasin se prodhimi industrial, eksporti dhe importi shënojnë rritje dhe kjo sipas Bytyqit shikohet si sinjal pozitiv për ripunësimin e të pushuarve nga puna.

Marketing

“Gjithë ata që kanë humbur vendet e punës, do të kthehen në tregun e lirë të punës siç e quajmë ne për të ripunësuar. Për dikë do të ketë rikualifikim, për dikë do të ketë kualifikime të reja, por do ta bëjmë të mundur që gjithsecili të kthehet në një kohë shumë të shpejtë mbrapa sepse trendet e ekonomisë dalëngadalë po vijnë në trende pozitive.”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi: Banka zhvillimore në ndihmë të kompanive

Gjatë vitit 2020 6 mijë380 kompani janë mbyllur apo 7.8% e numrit total të kompanive, ndërkohë që janë hapur 7400 kompani. Për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e tyre, pakoja e pestë do t’u mundësojë thithjen e financave shtetërore nëpërmjet bankës zhvillimore.

“Nëse këto mjete i ka të dedikuara për likuiditetin shteti mund të garanton deri në 80% të kredisë. Nëse mjetet i shfrytëzon për investime, shteti garanton me 50% të kredisë. Kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme. Deri më tani kemi alokuar 13 milion euro, në pakon e pestë alokojmë 15 milion të tjera, gjithsej 28 milion euro të cilat duhet të gjenerojnë minimumin një vlerë prej 160 deri në 190 milion euro në sektorin privat.”,- tha Bytyqi.

Me pakon e pestë do të vazhdojë përkrahja financiare për paga. Vitin e kaluar shteti ka paguar mbi 400 mijë paga të kompanive, ndërkohë që 360 kompani nuk kanë dhënë rroga punëtorëve. Ka vijuar vërejtja nga shteti ndërkaq 60 prej tyre janë paditur penalisht.