Gjithsej 400 kompani do të pëfitojnë 17.2 milion euro mbështetje financiare nga ana e shtetit si ndihmë në kuadër të pakos së tretë të masave anti-krizë. Përmes kësaj ndihme synohet që tiu dilet në ndihmë kompanive në procesin e modernzimit dhe përmirësimin e konkurreshmsëirsë me çka do të deportonin edhe në tregje të reja. Çdo investim në këtë periudh është e rëndësishme për qëndruehsmërinë ekonomike, theksuan në konfernecën e përbashkët Bekteshi dhe Zaev.
“Plotë 760 kompani kanë aplikuar për zhfrytëzimin e kësaj mase ku komisioni për evalumin e të njejtave ka përzgjedhur 400 kompani që i plotësojnë kushtet, dhe në këtë mënyrë në afat prej javore Ministria e Ekonomisë do të nënshkruj kontratat dhe në atë mënyrë do të bëjm pagesën.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
“Мјеtet prej 89.2 milionë euro janë të dedikuara për kompanitë nga industria e përpunimit, trgtisë dhe dhe sektori i IT-së me qëllimin e vetëm investime të reja dhe përfitim të tregjeve të reja. Qëllimi I kësaj mase është që edhe në kushte të pandemisë të rruhen investimet e filluara dhe mbajtja e ekonomisë nacionale nën kontroll permes realizimit të projekteve investuese.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Masa, e cila është pjesë pakos së tretë të masave ekonomike për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët të prekur nga Covid-19, do tiu mundësoj kompanive të marrin 25 prëqind ndihmë direkte në para për investimet e nisura nga marsi i vitit 2020 dhe që duhet ti përfundojnë deri në vitin 2021.