“Pakomak” dhuroi kontejnerë specialë në Bërvenicë dhe Bogovinë

Komunat Bërvenicë dhe Bogovinë fituan donacion nga “Pakomak” – kontejnerë specialë për seleksionimin e mbeturinave, me qëllim që të gjithë banorëve me përgjegjësi shoqërore tua lehtësojnë procesin e seleksionimit të qelqit, plastikës, letrës dhe ambalazhime të tjera kompozite.

Marketing

Siç bëri të ditur “Pakomak” edhe në këtë periudhë ata vazhdojnë me investimet e tyre të vazhdueshme në përmirësimin e infrastrukturës komunale në vend.

“Edhe në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, kufizim i daljes nga shtëpia dhe vetizolim për pjesën më të madhe të popullatës, krijohen mbeturina nga paketimet të cilat nuk duhet të përfundojë në deponi bashkë me mbeturinat tjera. Mjedisi jetësor është resurs i pakthyeshëm, dhe pikërisht për këtë edhe tani, ndërsa edhe në të ardhmen duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj saj. Mbeturinat t’i seleksionojmë, e pastaj ato të riciklohen, me çka pjesa më e vogël e tyre të përfundojë në deponi. Në këtë mënyrë mbrohet natyra, cilësia e tokës, e ajrit të cilët janë me rëndësi të pakrahasueshme për secilën komunë”, thuhet në kumtesë.