Pakot e ramazanit si rezultat i partneritetit shumëvjeçar

Organizata Humanitare “El Hilal” dhe “Hasene IGMG” me seli në Gjermani kanë një partneritet shumëvjeçar në realizimin e aktiviteteve humanitare, veçanërisht gjatë muajit të ramazanit. Ky bashkëpunim vazhdoi edhe sivjet nëpërmes përfaqësuesve të kësaj organizate, të cilët prej disa vitesh kanë zyrën në vendin tonë.

Marketing

340 pako me artikuj ushqimorë janë dhuruar OH “El Hilal“, e cila realizoi shpëndarjen në degët e saj. Kështu, 100 paketa janë dhënë në Karshiakë të Shkupit, 40 në Tetovë, 20 në Gostivar, 80 në Koçanë dhe Dellçevë dhe 100 në Strumicë e rrethinë.

Këto ndihma kanë qenë të mirëseardhura për fillim të ramazanit për shumë familje, për të cilat gjatë këtij muaji të bekuar do të vazhdojnë edhe të tjera që janë siguruar nga bamirësit vendas.

Marketing