Avokati mbrojtës i Muhamet Zekirit Aleksandar Trajkovski ka ankimuar vendimin për paraburgim 30 ditorë të klientit të tij. Pala mbrojtëse kërkon nga gjykata penale që ta ndyshojë vendimin.
“Pran gjykatës penale në Shkup kemi parashtruar ankesë ndaj vendimit për shqiptimin e paraburgimit ndaj zotri Muhamet Zekirit, presim nga gjyqi ta anuloj paraburgimin, kërkojmë mbrojtje në liri”, u shpreh avokati Aleksandar Trajkovski.
Sipas avokatit mbrojtës të Zekirit, nëse gjyqi vlerëson mund të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak dhe marrja e dokumenteve të udhëtimit. Gjykata duhet të vendosë mbi ankimimin në afat prej 48 orësh.