Një grup i palestinezëve të barrikaduar në xhaminë Al-Aqsa në Malin e Tempullit në Jerusalem hidhnin gurë dhe fishekzjarrë drejt policëve që hynë në xhami për të nxjerrë jashtë pas paralajmërimit. 350 persona janë arrestuar nga policia pas aksionit. Ata dyshohen se edhe kanë përdhosur vet xhaminë duke e demoluar atë për armë në përleshjet me policët izraelitë, transmeton Gazeta Metro.
Grupi i palestinezëve të ngujuar në Malin e Tempullit në Jerusalem ishin nxitur nga thirrjet e organizatës terroriste palestineze Hamas për të mos lejuar besimtarët hebraik të kryejnë ritet fetare për Pashkët.
Policia izraelite hyri në Al-Aqsa e hodhi granata shokuese për t’i larguar nga brenda. Palestinezët brenda xhamisë hodhën fishekzjarrë dhe demoluan mobilieritë e orenditë e xhamisë për t’i hedhur e përdorë si armë ndaj policëve, duke përdhosur kështu xhaminë mund të thuhet.
Policia izraelite ka kërkuar disa herë nga grupi që të largohen nga xhamia ku ishin ngujuar tash e disa ditë që ishte refuzuar nga ta. Rreth dhjetë palestinezë janë plagosur në ballafaqim ndërsa raportohet për një oficer izraelit të lënduar.
Që nga fillimi i muajit të agjërimit Ramazan, policia izraelite ka larguar palestinezët që tentonin të kalonin natën në xhami, duke u thirrur në marrëveshjen me Vakëfin e Jerusalemit për të lejuar kalimin e natës jo në xhami por vetëm jashtë kompleksit. Policia izraelite kanë thënë se palestinezët që provuan të qëndrojnë në xhami tash e dhjetë ditë, po planifikonin sulm ndaj vizitorëve izraelitë në kompleksin gjatë kohës së mëngjesit.
Policia izraelite ka arrestuar edhe aktivistë hebraik që kanë tentuar të kryejnë ritin fetar të flijimit në tempull për pashkët. Si çdo vit këta aktivistë janë ndaluar nga autoritetet izraelite.
Organizatat terroriste palestineze kanë kërcënuar, siç kanë bërë çdo vit për pashkë, se do të reagojnë nëse kryhen sakrificat për pashkë. Hamas madje pretendon se Izraeli do të mbante përgjegjësinë për reagimin e organizatës palestineze.