Palestinezët rikthehen në veri, mijëra civilë i drejtohen banesave të tyre në Gaza

Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur në kampe filluan të rikthehen në banesat e tyre në veri të rripit të Gazës mëngjesin e kësaj të hëne.

Marketing

Izraeli hapi dy vendkalime për civilët pasi Hamasi pranoi të lirojë tre pengje të tjerë deri në fund të javës si dhe dorëzimin e një liste me të gjithë emrat e pengjeve që do të lirohen brenda fazës së parë të armëpushimit.

Pamjet nga rripi i Gazës tregojnë turma njerëzish duke lëvizur drejt veriut në atë që ka mbetur pas nga lufta shkatërruese në 15 muajt e fundit.

Ushtria izraelite lëshoi ​​një deklaratë duke u thënë banorëve të Gazës se do të lejohen të kthehen në këmbë përmes rrugës bregdetare dhe me automjete përmes rrugës lindore Salahudeen.

Dakordësimi i ndërmjetësuar nga Katari dhe ndërmjetësit egjiptianë do të lejojë rreth 650,000 palestinezë në total nga pjesa jugore dhe qendrore e rripit të Gazës të kthehen në veri.

Rikthimi i palestinezëve vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte në plan pastrimin e Gazës duke zhvendosur palestinezët në Jordaninë dhe Egjiptin fqinj.

Por të dy vendet hodhën poshtë idenë e Trump, duke thënë se një veprim i tillë do t’i zhvendoste palestinezët nga atdheu i tyre.

Komentet persidentit amerikan u dënuan ashpër edhe nga udhëheqësit palestinezë dhe grupet e të drejtave të njeriut, të cilët denoncuan zhvendosjen e detyruar të banorëve si spastrim etnik dhe një krim të mundshëm lufte.