Pallaska: Në bazë të ligjit, Edi Ramës i bie barra që ta vërtetoj se nuk është tradhtar

Avokati Dastid Pallaska ka deklaruar se padia për shpifje nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn, e vendos Ramën para një predikamenti absurd ligjor, kjo nëse çështja shqyrtohet në meritë.

Pallaska ka shkruar në Facebook se sipas Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, për tu liruar nga përgjegjësia ligjore për shpifje dhe/apo fyerje i padituri ka barrën e provës për të vërtetuar se deklarata e tij/saj është e vërtetë.

Marketing

“Ky rregull ka një përjashtim të rëndësishëm në rastet kur objekt i kërkesëpadisë për shpifje dhe/apo fyerje është një çështje e interesit publik që si paditës përfshin persona që mbajnë funksione publike. Në këto raste, barra e provës për vërtetimin se deklarata përkatëse është shpifëse dhe/apo fyese kalon tek paditësi. Për më shumë, i padituri në këto raste mund të mbahet përgjegjës vetëm nëse e ka ditur që deklarata e tij/saj është shpifëse dhe/apo fyese dhe ka vepruar me mospërfillje të pamatur ndaj të vërtetës. Kjo do të thotë se – po që se padia tejkalon pengesat e shumta procedurale dhe do të shqyrtohet meritorisht – Kryeministri i Shqipërisë do ta ketë barrën e provës për të vërtetuar se nuk është “tradhtar”, ka deklaruar ai.

Pallaska ka sqaruar se refuzimi eventual i padisë nga gjykata për shkak të dështimit të Ramës që të përmbushë barrën e provës, sipas ligjit do të nënkuptonte se kryeministri i Shqipërsië është ‘tradhëtar’.

Marketing