Pallati mbretëror “Buckingham” shpall konkurs për pjatalarës, paga vjetore 22.300 euro

Mbretëresha Elizabeth II ka hapur konkurs për një vend të lirë pune, bëhet fjalë për pozitën e pjatalarësit në kuzhinën e pallatit Buckingham.

Marketing

Ky punonjës përpos tri shujtave që do t’i ketë gratis dhe 33 ditë pushim vjetor, pagën vjetore do ta ketë hiq më pak se 22.300 euro, transmeton Telegrafi.

Në konkurs thuhet se personi që i përmbush kriteret do të kryej orarin e plotë gjatë pesë ditëve të javës, por me raste do të punojë edhe 7 ditë.

Aplikantët nuk duhet të kenë përvojë punë në “katering”, pasi do të trajnohen nga stafi i pallatit mbretëror.

“Bashkëngjituni ekipit profesionistë. Kjo edhe është arsyeja që puna në pallatin mbretëror është ndryshe. Bashkëngjituni ekipit të përkushtuar në kuzhinë që punojnë së bashku me përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit me standardet më të larta”, thuhet në shpallje.

Marketing