Kryetari i komunës së Kavadarit Mitko Jançev realizoi takim me Metju Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit në Departamentin e shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, dhe me ambasadorin Xhes Bejli.
“Kjo është vizita e dytë e ambasadorit të SHBA-së në komunën e Kavadarit në muajt e fundit, ndërsa vizita e parë e Metju Palmer, politikanë i rangut më të lartë që e ka vizituar vetëqeverisjen lokale të Kavadarit”, thonë nga shërbimi për informim i Komunës për takimin që e ka pasur kryetari i komunës së Kavadarit i cili është edhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ato informojnë se në takim është biseduar për tema aktuale politike dhe për zhvillimin e komunës së Kavadarit.