Palmer: Maqedonia e Veriut është shembull i mirë për Prishtinën dhe Beogradin

Zëvendës ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, Methju Palmer u ka sugjeruar Prishtinës dhe Beogradit që të përdorin shembullin e Marrëveshjes së Prespës në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, ai tha se kjo marrëveshje tregon se sa i rëndësishëm është lidershipi. Palmer tha se marrëveshja është arritur nga kryeministrat e dy vendeve dhe se bashkësia ndërkombëtare e ka mbështetur atë.

Marketing

“Si një shembull me të vërtetë i mirë për këtë, do të sugjeroja në Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë. Atë që e tregoi Marrëveshja e Prespës është se sa është e rëndësishme lidershipi. Bashkësia ndërkombëtare këtë nuk e ka bërë vetë. Ne e kemi mbështetur këtë. Këtë e kanë arritur kryeministrat dhe ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve dhe të dyja palët kanë ndërmarrë rrezik të konsiderueshëm politik. Gjetën kompromis dhe ia dolën. Dhe me këtë e hapën rrugën drejt ardhmërisë evropiane për Maqedoninë e Veriut, dhjetëra anëtarë të Aleancës tani më e kanë ratifikuar marrëveshjen për inkuadrimin e vendit”, ka theksuar Metju Palmer, ShBA.

Duke u përgjigjur në pyetjen për rreziqet e sigurisë në rajon dhe rolin e SHBA-së në pajtimin e tyre, ai tha se Uashingtoni është i përkushtuar në partneritetin e tij dhe se ekzistojnë qëndrime të kundërta në rajon, por edhe se janë hapur suksese të rëndësishme. Palmer shfaqi shpresë se Këshilli i Evropës do të sjell vendim për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut.

“Me të vërtetë është dashur shumë guxim që të arrihet kjo marrëveshje, por ky guxim tani po shpërblehet. Shpresoj se liderët e Prishtinës dhe Beogradit do të marrin mësim nga ky shembull dhe se do të nisen në rrugën e kompromisit dhe gjetjes së një vendimi të mirë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë në vend të tyre. Ky është një leksion që e kemi mësuar nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe mendojmë se me të vërtetë mund të zbatohet në tërë rajonin”, ka thënë Metju Palmer, ShBA.

Në pyetjen për ndikimin gjithnjë e më të madh të Rusisë dhe të Kinës në rajon, zyrtari amerikan deklaroi se rajoni është një prej prioriteteve të SHBA-së dhe ashtu do të mbetet. Sipas tij, kur është fjala për Ballkanin Perëndimor, synimi i ShBA-së dhe BE-së mbetet i pandryshueshëm dhe se duan të ndihmojnë rajonin që të lëvizë më tej drejt integrimit perëndimor, që të realizojë me sukses reformat e nevojshme për integrimin euro-atlantik.

Marketing