Palmer: Marrëveshja e Prespës, hap rrugën evropiane të Maqedonisë

Tetëdhjetë votat për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës në Kuvend paraqesin kthesë historike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe popullit të Maqedonisë, ka deklaruar sot zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror për çështje evropiane të SHBA-së, Metju Palmer në pres konferencën me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

“Si që lëvizni në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, anëtarësimit në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, Maqedonia, liderët e Maqedonisë, populli i Maqedonisë mund të konsiderojë në përkrahjen e SHBA-së. Në takimin me Zaevin kemi biseduar për Marrëveshjen e Prespës, implementimin e saj, procesin e integrimit të vendit në NATO dhe BE, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë mes Maqedonisë dhe SHBA-së”, ka thënë Palmer.

Në pyetjen nëse është ndonjë porosi ajo që nuk realizoi takim me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe me presidentin Gjorge Ivanov, Palmer ka thënë se gjatë çdo vizite ka kohë të caktuar dhe duhet të bëhet zgjedhje se si ajo të shfrytëzohet.

“Unë detajisht kam biseduar me Mickoskin, ai ka dërguar letër që unë me kujdes e lexova, ku ai i paraqet qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, jam takuar edhe me shumë anëtarë të Kuvendit të Maqedonisë përfshirë edhe deputetë të opozitës, ashtu që nuk është kjo porosi e imja drejt tyre”, ka thënë Palmer.
Më tej, Palmer në këtë kontekst ka shtuar se SHBA-të fuqishëm e mbështesin Marrëveshjen e Prespës dhe se ajo është e rëndësisë esenciale për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se takimi me Palmerin vjen në një moment të rëndësishëm dhe vetëm disa ditë nga hapi i madh drejt të ardhmes së bërë në Kuvend.

“Deputetët guximshëm morën përgjegjësinë, shkruan historinë dhe e tërhoqën Maqedoninë nga kërcënimet që përsëri të kthehet në të kaluarën e errët, e penguan rrezikun e izolimit të ri që kjo rrugë do të merrte dimensione katastrofale për vendin. Në vend të kësaj, të zgjedhurit e guximshëm dhe të përgjegjshëm me votën e tyre e treguan gatishmërinë ta realizojnë vizionin e tyre, ajo është Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojë negociatat me BE-në”, ka thënë kryeministri.

Ka shtuar, mes tjerash se të gjithë aleatët e kanë përshëndetur përgjegjësinë e treguar të deputetëve.

“U pajtuam se vendimi i deputetëve ka peshë historike. Ai vendim i deputetëve edhe nga pushteti dhe opozita edhe një herë konfirmuan përcaktimin euroatlantik për të ardhmen e vendit. Deputetët dhe forcat demokratike në vend, guximshëm morën përgjegjësinë dhe shkruan historinë. Vendimi i deputetëve është nxitje të hapim faqen e radhës të historisë së bukur të vendit tonë. Të nisim të shkruajmë ndodhitë e ardhshme me pajtim politik, falje dhe bashkim. Ajo na nevojitet si asnjëherë deri tani”, ka shtuar Zaev.

Ndryshe, kjo është vizitë e dytë e Palmerit në vend këtë vit. Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Palmer, për herë të fundit në takime me kreun shtetëror të vendit ka qenë në gusht të këtij viti.

Marketing