Ushtruesi i detyrës zv/ndihmës sekretar shteti i SHBA-së Metju Palmer pas vizitës së djeshme në Meçkin Kamen në Krushevë në intervistën për TV Tera ka thënë se me kujdes ka dëgjuar fjalimin e presidentit Gjorge Ivanov.
“Unë nuk pajtohem me atë se si ai e karakterizon Marrëveshjen e Prespës. Megjithatë ai tha një punë të rëndësishme- duke thënë se opinioni maqedonas ka përvojë, dije dhe pjekuri që të sjell vendime të tilla (për referendumin), unë e kuptoj se ai megjithatë e përkrah procesin e referendumit.
Elektorati i Maqedonisë duhet të del më 30 shtator dhe të bëjë të dëgjohet dhe të respektohet zëri i tyre. Mendoj se ajo është më e rëndësishme për këtë proces… Më së voni për dy vite flamuri i Maqedonisë mund të valvitet në NATO. Ajo është diçka që mund të arrihet”, ka thënë Palmer.