Palmer sot vizitë pune në Shkup

Metju Palmer, përfaqësuesi special i sekretarit amerikan të shtetit për Ballkanin Perëndimor të martën do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se Palmer do të takohet me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov. Sic mësohet Palmer dhe Dimitrov do të diskutojnë për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, si dhe për mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe integrimet evropiane.

Palmer është njëri nga diplomatët amerikan që do të jetë i përfshirë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Marketing