Pamela ka një këshillë për vajzat: Mos shkoni në hotele me njerëz të huaj

Pamela Anderson ka habitur të gjithë me deklaratën e saj të fundit.

Marketing

Aktorja Pamela Anderson nuk e përkrahë fushatën #MeToo kundër abuzimit seksual të femrave, transmeton lajmi.net.

Pamela në një intervistë të fundit ka folur edhe për këtë çështje të ndjeshme që së fundmi ka bashkuar të gjitha femrat.

Ajo ka dalë kundër fushatës #MeToo, fushatë kjo e filluar nga femrat të cilat janë abuzuar seksualisht nga meshkujt, për të marrë një punë.

Aktorja seksi e cila njihet për provokimet nëpër fotografi i ka këshilluar femrat që të mos shkojnë në hotele me njerëz të huaj. Sipas saj nëna ia ka mësuar këtë. Ndërsa paraprakisht ka kërkuar falje pasi e ka ditur se deklarata e saj do të bëjë bujë.

‘’Mendoj se feminizmi mund të shkojë shumë larg. Unë jam feministe, por mendoj se kjo valë e tretë e feminizmit është një gjë e panevojshme. Mendoj se i paralizon meshkujt. Mendoj se kjo fushatë është diçka e tepërt. Më falni, ndoshta do të më vrasin që e thash këtë. Por, nëna ime më ka mësuar që të mos shkoj në hotel me një të huaj. Nëse një mashkull ju hap derën dhe është vetëm në një robdeshambër, merrni edhe një person tjetër para se të hyni në dhomë’’, ishin fjalët e saj.

Kjo deklaratë e Anderson ka marrë shumë kritika sidomos nga femrat, kurse shumë edhe e kanë përkrahur duke thënë se më në fund një femër po i tregon gjërat ashtu siç janë.

Pamela ka realizuar një njumër të madh fotografish ku shihet tërësisht lakuriq dhe është emri më i komentuar ndër vite për paraqitje të tilla.

Marketing