Pamje dramatike, momenti kur tërmeti i fortë godet Japoninë

Këto janë pamjet që tregojnë momentet kur një tërmet goditi Japoninë.

Marketing

Pamjet janë bërë publike nga televizionet japoneze pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë që goditi rajonin qendror të vendit.

Një seri tërmetesh goditën gjithashtu zonat aty pranë, ndërsa banorëve në disa prefektura bregdetare iu kërkua të evakuoheshin.

Deri tani flitet për të paktën 6 viktima, por shifrat nuk janë ende zyrtare pasi dëmet që tërmeti shkaktoi nëpër ndërtesat e zonës janë të mëdha.

Autoritetet dhanë alarmin për rrezik tsunami, pasi epiqendra e tërmetit ishte në det.

Ata u bënë thirrje banorëve të largohen nga zonat bregdetare drejt lartësive, ndonëse deri tani dallgët kanë qenë më të ulëta se 5 metra sa ç‘ishte paralajmërimi i autoriteteve.

Lëkundjet shkaktuan një zjarr në një zonë të banuar qytetin Uaxhima. Ndërsa në Kanazaua, lëkundjet ishin aq të forta sa shkaktuan çarje që përmbytën stacionet e metrove.