Pamje drithëruese: Trajneri pëson infarkt në fushë

Ndeshja mes Dinamo Bukureshtit dhe Universitatea Craicova në kuadër të kampionatit rumun, u ndërpre pasi trajneri vendas pësoi infarkt në fushë.

Trajneri i Dinamos Eugen Neagoe pësoi atak kardiak në minutën e 25’ dhe ndërhyrja e stafit mjekësor ishte e shpejtë, për ta dërguar më pas me ambulancë në spital.

51-vjeçari ishte në stol kur ndodhi sulmi i papritur që tronditi të gjithë.

Marketing

Lojtarët në fushë ishin absolutisht të shokuar, mirëpo lajmi i mirë është që  Neagoe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, ndeshja më pas u zhvillua në kushte normaliteti dhe përfundoi 0-2 në të mirë të mysafirëve.

Marketing