Pamje nga sulmi me raketa në bazën ushtarake të Ukrainës: Gjithçka e shkatërruar nga forcat ruse

Kanë dalur pamjet nga sulmi i fundit me raketa në një bazë të madhe ushtarake ukrainase pranë kufirit polak të dielën, ku mbetën të vdekur nëntë persona dhe 57 të plagosur, transmeton Gazeta Metro.

Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se kishte edhe të huaj ushtarakë që punonin ë Qendrën Ndërkombëtare të Yavoriv për Paqeruajtjen dhe Sigurinë.

Këtë e ka konfirmuar ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Forcat ukrainase janë në vendngjarje, në kërkim të të mbijetuarve.

Marketing