Mediat në Bullgari kanë publikuar pamje të sulmit me gurë ndaj objektit të Shoqatës së Qytetarëve “Car Boris III” në Ohër. Djemtë të maskuar që sulmuan objektin ngrisin edhe një herë debatet për trajtimin që i bëhet pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, e cila pritet që të futet në Kushtetutën e vendit. Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar që të gjenden dhe të dënohen autorët.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë në Ohër, Stefan Dimoski, deklaroi se policia po punon për gjetjen e autorëve. Sipas Dimoskit, pas kapjes së autorëve do të bëhet kallëzim penal ndaj tyre.
https://www.facebook.com/watch/?v=871976064257157