Disa ndërtesa u dëmtuan nga tërmetet që tronditën Kretën mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave të huaja, tërmeti i parë, me magnitudë 5.8, u regjistrua në 9.17 sipas kohës lokale, i ndjekur nga dy tërmete më të dobët me magnitudë 3.8 dhe 4.5 të shkallës Rihter.
Tërmetet ndodhën rreth dhjetë minuta larg njëri-tjetrit, dhe sipas mediave lokale, ndërtesave u shkaktuan dëme më të mëdha materiale.
Sipas informacioneve të para, tre persona u bllokuan në shtëpi të shkatërruara.
Sipas informacioneve të para, disa ndërtesa dhe shtëpi u dëmtuan rëndë, dhe dëme materiale u vunë re edhe në kishat.