Operacioni përfshiu rreth 60 avionë, duke përfshirë avionë luftarakë dhe aeroplanë vëzhgimi dhe furnizimi me karburant, raporton Sky news.
Në një video, NATO tha se ishte një “aktivitet stërvitor rutinë, i përsëritur dhe nuk është i lidhur me ndonjë ngjarje aktuale botërore”.
Shumica e stërvitjeve u mbajtën të paktën 1,000 km nga kufijtë e Rusisë, mbi Belgjikë, Detin e Veriut dhe Mbretërinë e Bashkuar.
NATO tha se qëllimi ishte “ruajtja e paqes, pengimi i agresionit dhe parandalimi i ngjarjeve”.