Pamjet e rrahjes ndërmjet kandidatëve për deputet

Kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Haki Abazi, kishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga kandidati për deputet nga PSD-ja, Dardan Molliqaj, pas një debati televiziv me tone të ashpra.

Marketing

Gazeta Sinjali ka siguruar nga vendi i ngjarjes videon që është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe që shpjegon qartë gjithçka që ka ndodhur pas daljes nga studio e improvizuar.

Në vendin e ngjarjes kishin shkuar edhe Policia të cilët kishin marrë pamjet e kamerave të sigurisë, por që nuk kishin dhënë detaje në publik se çfarë kishte ndodhur saktësisht.
Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Marketing