Panairi i Librit në Tetovë- interesimi i shtëpive botuese i ulët, vizitorët- mungon kultura e leximit

Problemet e shumta qe kanë me financat,nuk i ndaloi botuesit që të organizojn për të 19 herë panairin e librit në qytetin e dy universiteteve në Tetovë. Përkrahja e instutcioneve thuajse nuk egziston. Edhe interesimi i shtëpive botuese është shumë më i vogël se vitet e kaluara.Sipas kryetarit të SHBSH-Saliu,përkrahja ju mungon, sipas tij dukush egzistencen e siguron pikërisht nga shitjet e librave.

Marketing

Përballemi me shumë probleme, siç ceka më herët, vështirësitë financiare, kjo është numër një, pastaj problemet nëpër kufi për të ardhur deri këtu. Normal se përkrahja duhet, dikush varet nga libri dhe duhet t`i ndihmohet.

Vizitorët e panairit shprehen se mungon kultura e leximit, por sipas tyre edhe mundësit ekonomike shpeshë herë u pa mundësojn blerjen e libërav.

“Realisht është dobët blerja dhe lexueshmëria. Para së gjithash është mungesë e kulturës, po pastaj mund të thirremi edhe në çështjen ekonomike”

“Nëse marrim parasysh se sa janë mundësitë reale që Tetovarët të blejnë libra apo ta vizitojnë panairin, është një pikë e dhimbshme, ngase të lexosh sot një libër, duhet të kesh standard të lartë. Në bazë të standardit që e kemi, të blesh një libër kushton shumë për rrogat që kemi”

Panairin e librit në Tetovë do të jetë i hapur deri më 27 tetor.