Ministri i ri i mbrojtjes grek, Nikos Panajotopulos ka deklaruar se respektimi i dyanshëm i marrëveshjes së Prespës do të thotë rezultat dhe do të ndikojë në të ardhme më të mirë.
Siç përcjellin mediet rajonale, Panajotopulos ka deklaruar se marrëveshja është arritur me qëllim të mirë dhe nuk do të ndikojë në diskutimin e saj, pasi që e njëjta kontribuon në forcimin e stabilitetit të rajonit dhe themeleve gjeopolitike.