Ka pesëmbëdhjete vite që Bashkimi Evropian (BE) insiston në perspektiven e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Por entuziazmi i para një dekade nuk ekziston më, kështu vlerëson në një prononcim për gazetën “Koha”, ish-shefi i diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti. Ai thotë se problemet e brendshme të BE-së, duke përfshirë këtu Francën e protestave, Italinë e krizës ekonomike, Gjermaninë me Merkelin e dobësuar… po reflektojnë dukshëm edhe tek vendet kandidate për anëtarësim në BE.
“Forca politike kundër zgjerimit dominojnë skenën politike të vendeve të BE-së dhe tema e zgjerimit nuk gëzon mbështetjen e publikut në këto kohë. Franca është e përfshirë nga problemet e brendshme, të krijuara nga ‘Jelekët e verdhë”. Gjermania po futet në periudhën post Merkel. Italia po tenton të ri-shohë raportin me BE për çështjen e Buxhetit 2019 dhe të deficitit të saj ekstravagant duke kërkuar devijim nga politikat monetare të përbashkëta. Në qershor të vitit të ardhshëm do të rihapet edhe një herë çështja e fillimit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por kjo nuk do të thotë automatikisht avancim të procesit. Përkundrazi, më shumë gjasë do të kërkohen kushte dhe garanci të reja. Ndërkohë, veçanërisht në Shqipëri nuk shoh përmirësim të demokracisë së brendshme dhe dialog politik të qëndrueshëm”, deklaroi, ish-shefi i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti.
Nuk mendoj, shton më tej ai, se vendet tona kanë ndonjë përparësi ndaj njëri-tjetrit në raport me perspektivat integruese të tyre, të cilat për rrethanat aktuale mbeten të zymta.
“Procesi integrues i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ushqehet më nga interesa strategjike, sikundër u veprua me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Ndërsa largimi i Britanisë nga BE, e cila ishte një kontributor i rëndësishëm në buxhetin komunitar, do të rritë rezistencën e vendeve anëtare për të paguar më shumë sidomos për anëtarësimet e reja të Shqipërisë dhe Maqedonisë”, thekson Panariti.

I pyetur nëse Marrëveshja e Prespës mund të shërbej si model për një Marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, thotë se kjo mund të jetë e mundur, por vetëm nëse dy vendet respektojnë profilin multietnik të shoqërisë dhe ruajnë integritetin e tyre territorial. “Kjo mund të ndodhë vetëm në rast se dy vendet do të respektojnë profilin multietnik të shoqërisë dhe ruajnë integritetin e tyre territorial në arritjen e marrëveshjes… Por nëse mbizotëron ideja e rishikimit të kufijve duke synuar krijim të shteteve-komb, si kusht për njohje reciproke, atëherë nuk ka më vend për modelin Prespa. Dhe në një rast të tillë futemi në skenarë të paparashikueshëm me efekt domino për të gjithë Ballkanin”, vlerëson Edmond Panariti, ish-shef i diplomacisë shqiptare.