Pandemia e goditi edhe “Armanin”, për herë të parë kërkon partner në biznes

“Armani” po shikon mundësinë që të bashkojë forcat me ndonjë kompani tjetër italiane, ka bërë të ditur themeluesi i shtëpisë milaneze të modës, Giorgio Armani.

Në intervistën e publikuar në revistën prestigjioze amerikane “Vogue”, Armani 86-vjeçar ka deklaruar se pandemia me COVID-19 “i ka bërë që të hapin pak sytë”.

Armani mund të shkojë rrugëve të shumë brendeve të tjera italiane duke përfshirë këtu Gucci, Fendi e Bulgari, të cilat tashmë janë blerë nga gjigantët e industrisë LVMH dhe Kering SA.

Marketing

Armani ka thënë se ideja e tij e kahmotshme se kompania duhet të punojë e pavarur nuk është më e nevojshme.

“Po mendojmë për një ndërlidhje me ndonjë kompani të rëndësishme italiane”, ka deklaruar Armani duke shtuar se nuk do të thotë se duhet të jetë kompani e modës.