Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 193 raste pozitive.
Po ashtu, brenda 24 orëve janë raportuar 8 viktima me SARS CoV-2 pozitiv, duke e çuar totalin e humbjeve të jetëve në 373.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,988 persona të prekur nga Covid-19.