Pandemia në Shqipëri, 5 të vdekur dhe 140 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 603 testime janë konfirmuar 140 raste pozitive.

Marketing

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pesë persona. Konkretisht, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)
Testime totale 47051
Raste pozitive 6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991
Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33