Pandemia në Shqipëri/ Dy viktima dhe mbi 150 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19

Marketing

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korca dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (21 Gusht 2020)

Testime totale 54435
Raste pozitive 8119
Raste të shëruara 4096
Raste Aktive 3783
Humbje jete 240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1947
Durrës 489
Shkodër 302
Fier 177
Lezhë 157
Korçë 165
Vlorë 146
Kukës 123
Elbasan 118
Berat 70
Gjirokastër 45
Dibër 44