19:01 | 15 Prill 2021
19:01 | 15 Prill 2021
Anëtari i Genoas dhe Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka folur për të ardhmen e tij.
Pandev i cili është tashmë 37 vjeçar, po vazhdon të tregojë formë të lartë me klubin dhe Kombëtaren, ku së fundmi është kualifikuar në Kampionatin Evropian, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë për kanalin zyrtar të Genoas, Pandev foli për të ardhmen e tij.
“Është një pyetje e mirë. Nuk e di sinqerisht”, tha ai.
“Jam i pavendosur në këtë gjë. Sigurisht që pas karrierës si futbollist dua të argëtohem pranë familjes sepse kam pasur pak kohë me ta deri tani”, tha Pandev.
“Mendoj që gjithmonë do të punoj me futboll, sepse është e vetmja gjë që mund dhe di të bëj. Të tjerat nuk i di!”, përfundoi Goran Pandev./Lajmi.net/