Ballina Sport ‘Pandora Papers’: Mes politikanëve të lartë i del emri trajnerit më të...

‘Pandora Papers’: Mes politikanëve të lartë i del emri trajnerit më të mirë në botë

Pep Guardiola është një nga emrat që shfaqen në “Pandora Papers”, një hulumtim i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues. Trajneri i Manchester City, sipas “La Sexta” dhe “El País”, mbante një llogari në Andorra, që e rregulloi me amnistinë tatimore të promovuar nga qeveria e Mariano Rajoy më 2012. Asokohe, ai ishte trajner i Barcelonës, ndërsa llogaria konsiderohej e fshehur për Thesarin.

Marketing

Në atë llogari, nga Banka Private e Andorrës, ai do të kishte marrë pagën e kohës së tij te Al Alhi në Katar, sipas përfaqësuesve të Guardiolës. Me amnistinë tatimore, Guardiola rregulloi gjysmë milioni euro, duke paguar 10% siç ishte përcaktuar nga Ministri i Financave, Cristóbal Montoro.

Sipas hetimit, Guardiola shfaqet si përfaqësues i një kompanie të regjistruar në Panama, “Repox Investments”, midis viteve 2007 dhe 2012, në të cilat ishte nën kontratë me Barcelonën, së pari si trajner i Barça B dhe më pas në stolin e ekipit të parë. Një kompani që do ta përdorte për të “ruajtur identitetin e tij” dhe me iniciativën e entitetit Andorrën.

Në vitin 2015, pas një kritike nga Ministri i Brendshëm i atëhershëm, Jorge Fernández Díaz, Guardiola la një frazë që tani mbahet mend: “Unë mendoj se ministri është pak gabim, kam paguar taksat e mia nga dita e parë deri në ditën e fundit.

Exit mobile version