Panel diskutim “Hapat e ardhshëm pas aderimit në NATO”

Panel diskutim me temë “Hapat e ardhshëm pas aderimit në NATO”, sot do të zhvillohet në Shkup.

Marketing

Organizator të panelit janë Asociacioni i Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së – Alumni (AMAA) dhe Unioni i Federalistëve Evropianë në Maqedoni të Veriut (UFEM).

Siç njoftuan nga AMAA, në këtë diskutim do të flasin Elmas Hasanoviq “Fullbrajt alumni”, koordinator i programit të Info Qendrës për Integrime Euroatlantike, nënkryetari i Kuvendit, Zeqir Ramçilloviq, Pavle Trajanov, koordinatori kombëtar për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat, Rizvan Sulejmani, prorektor i Universitetit “Nëna Terezë” dhe Petar Bogojeski nga UEFM.