Panel- Rruga drejt Forumit të Prespës për Dialog

Nesër, 28 maj 2021, në hapësirat e Klubit të deputetëve do të mbahet Paneli Rruga drejt Forumit të Prespës për Dialog në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Paneli është ngjarje hyrëse e Forumit të Prespës për Dialog që do të mbahet më 1-2 korrik të vitit 2021.

Marketing

Nikoqir i ngjarjes është Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ndërkaq paneli do të jetë diskutim mes ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave qytetare, në nivel nacional, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të të gjithë institucioneve nacionale.

Qëllimi i Panelit është që të ngre çështje të ndryshme për shqyrtimin Konferencës vijuese për atë se si të krijohet dialog pozitiv brenda vendeve dhe shoqërive të tyre; pastaj për atë se si të arrihet progres në ballafaqimin me çështjet e vështira aktuale; si të krijohen narrativa rajonale, që mund të kontribuojnë drejt përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe fuqizimit të të stabilitetit dhe sigurisë; si të tejkalohet ngecja në procesin e zgjerimit të BE-së; ballafaqimi me sfidat e shkaktuara nga Pandemia Covid-19. Paneli, gjithashtu, do të shërbejë si platformë për mbledhjen e ideve dhe propozimeve, të cilat do të prezantohen në dokumentin e përbashkët politik rajonal, me rekomandimet për politikat në raport me ndikimin politik, ekonomik dhe social të marrëveshjeve rajonale dhe bilaterale në Ballkanin Perëndimor.