Forumi i Gruas së BDI-së, dega Gostivar bashkë me Iniciativën qytetare Gostivari që dua, mbajtën sot panel diskutim me temë: ” Varësia ndaj lojrave të fatit “, në sallën e vogël të Qëndrës për Kulturë në Gostivar.
Hapjen e Panelit e bëri Altina Demiri – Asani nga Iniciativa, kurse rreth temës folën Alma Abduli, punëtore sociale dhe magjistre e juridikut, si dhe Violeta Muça, Sociologe dhe magjistre e diplomacisë.
Në panel u tha që varshmëria ndaj kumarit është një sëmundje e njohur që kë kapluar shoqërinë tonë.
“Pasojat e saj janë marramendese sepse varësia ndaj kumarit shkatërron çdo gjë njerëzore. Meqenëse ngazellimi gjatë lojës ulët dhe ngrihet, prodhohen substanca në tru që mund të shkaktojne dehje e cila mund të krahasohet me dehjen nga alkohooli apo susbstancat narkotike”, tha Abduli.
Sipas Muçës, është e rëndesishme që të kuptojmë nëse një anvtar i familjes paraqet probleme të kësaj natyre, pasi ka disa faktorë që duhet të ndezin alarmin.
“Pranimi i varesisë nga i sëmuri është një nga hapat e parë të rehabilitimit. Gjithsesi rritja e vendeve tek te cilat mund të ushtrohet veprimtaria e kumarit rrit edhe rrezikun e numrit të të prekurve”, tha Muça.
Në panel u tha që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të menaxhohet përhapja dhe vendosja e qendrave të lojrave të fatit larg zonave urbane, mundesisht sa me larg vendeve që frekuentohen nga fëmijët, si shkolla, parqe lojrash e të tjerë, kështu ulet rreziku që të rinjtë, fëmijët dhe të varurit të preken nga ky fenomen.
Paneli kaloi në atmosferë pozitive konform kujdesit ndaj rregullave protokolare kundër CoVid–19.