Panik në ajër, Airbus A321 merr flakë pasi godet një zog, piloti bën ulje emergjente

Një video që bën xhiron e internetit tregon momentin tronditës kur motori i një Airbus A321 shpërtheu në flakë të dielën pasi goditi një zog ndërsa fluturonte mbi Brazil.

Marketing

Mediat e huaja njoftojnë se, avioni i LATAM Airlines, me bazë në Kili, ishte nisur nga Salvador për një fluturim tre-orësh drejt Sao Paulo, kur një zog goditi papritur krahun e djathtë të avionit.

Videoja nga brenda fluturimit tregon shkëndijat që vijnë nga motori ndërsa piloti kthehet për të bërë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Salvador-Deputado Luís Eduardo Magalhães.

Pasi piloti e ul për mrekulli avionin, pasagjerët e duartrokasin atë për manovrat e tij. Ndërsa avioni ulet, motori shpërthen në flakë. Madje, një pasagjer ishte aq mirënjohës që kishte mbijetuar, saqë doli nga avioni i gjunjëzuar.

“Ishte me të vërtetë një moment terrori që ne përjetuam. Një frikë shumë e madhe, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Motori shpërtheu në flakë disa minuta pas ngritjes. Na kapi paniku, menduam se do të vdisnim”, shtoi pasagjeri.