Panik në bregdetin italian: Peshku kafshon turistin në këmbë

Panik në bregdetin italian: Peshku kafshon turistin në këmbë

Një turist zviceran, 55 vjeç, ka pësuar lëndime serioze në këmbë pasi është kafshuar nga një peshk ende i paidentifikuar në plazhin e Pioppit, në komunën Pollica të rajonit italian të Kampanias.

Incidenti ndodhi më 21 korrik, ndërsa burri po notonte vetëm disa metra larg bregut. Kafshimi i shkaktoi një plagë të thellë në pjesën e pulpës dhe gjakderdhje të madhe.

Sipas mediave italiane, humbja e gjakut mund të jetë përkeqësuar për shkak se turisti përdorte ilaçe antikoagulante, të cilat pengojnë mpiksjen e gjakut.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë. Pas ndihmës së parë të ofruar nga shpëtimtarët në plazh, 55-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për trajtim të mëtejshëm.

Ende nuk është përcaktuar lloji i peshkut që e sulmoi. Dyshohet se mund të ketë qenë një peshk-trigger, i njohur për nofullat e fuqishme dhe sjelljen agresive gjatë periudhës së shumimit, ose një barrakudë. Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjërën prej këtyre mundësive.

Rasti ka shkaktuar shqetësim, pasi gjatë kësaj vere janë raportuar edhe kafshime të tjera më të lehta përgjatë bregdetit të Kampanias, përfshirë zonat e Amalfit dhe Gadishullit të Sorrentos. Ky incident, megjithatë, konsiderohet dukshëm më serioz. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF